“Koalicioni PDE–BDI në udhëkryq, Arianit Hoxha tërhiqet nga zgjedhjet”

175
fresco

Partia Demokratike Evropiane pavarësisht se është në koalicion me Aleancën Kombëtare për Integrim, nuk do të merr pjesë në proces zgjedhor dhe fushatë. Këtë e konfirmoi për Alsat, kryetari i partisë Arjanit Hoxha, duke sqaruar se arsyet janë politike. Me këtë, rast PDE ka refuzuar të kandidojë këshilltarë komunal në kuadër të koalicionit.
Hoxha, në një bisedë të shkurtër telefonike, nuk dëshiroi të japë më shumë detaje për shkak se ka filluar fushata zgjedhore, ndërsa për situatën e krijuar premtoi se do të deklarohet më 3 tetor, respektivisht pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ndryshe, Arjanit Hoxha më 12 gusht të vitit 2023 formoi partinë PDE, pas ndarjes nga Lëvizja BESA. Më 25 mars të vitit 2024, arriti marrëveshje koalicioni me BDI-në, në kuadër të ashtuquajturit “Fronti Evropian” dhe së bashku morën pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Në po të njëjtën ditë, këtij koalicioni iu bashkua edhe Menduh Thaçi.

Derisa Partia Demokratike Turke dhe PDSH janë larguar nga koalicioni me BDI-në, mbetet i paqartë fati i PDE-së në rrugën e bashkëpunimit me Ahmetin, konkretisht me AKI-në. /Alsat.mk

Comments