Koci përgatit padi për shpifje ndaj mediumit serb

261

Avokati, Arianit Koci ka folur rreth akuzave që po i bëhen klientit të tij, Ramush Haradinaj kohëve të fundit

Koci ka thënë se përmbajtja e artikujve të publikuara nga mediat serbe të cilat po e cilësojnë kreun e AAK-së si  kontrabandues të armëve nga Serbia dhe drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë, janë vetëm shpifje dhe fyrje ndaj Haradinajt.

“Klienti im, Ramush Haradinaj, në dy ditët e fundit është bërë subjekt i gazetës “Blic” dhe mediave tjera serbe, të cilat e cilësojnë atë si kontrabandues të armëve nga Serbia dhe drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në postimin e Kocit.

Tutje në postimin e tij thuhet se përmbajtja e artikujve të publikuara përbëjnë shpifje dhe fyerje ndaj personalitetit të z. Haradinaj duke e cenuar rëndë nderin e tij personal dhe familjarë.

Po ashtu në postimin e tij thuhet se me publikimin e informatave të pavërteta, redaksia e gazetës “Blic” qëllimisht e ka denigruar dinjitetin njerëzor të z. Haradinaj, duke shkelur në mënyrë flagrante etikën e gazetarisë dhe vlerat e mbrojtura në çdo shoqëri demokratike.

‘Jam në proces të përgatitjes së padisë për shpifje, fyerje dhe kompenzimin e dëmit jomaterial kundër gazetës “Blic”. Në mes tjerash, do të kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të publikimit të informatave të rrëme nga gazeta në fjalë, tërheqjen e artikujve të publikuar dhe kërkim falje publike nga redaksia e gazetës “Blic” nga Serbia”, përfundon postimi i Kocit./21Media

Comments