Komandant Remi: Koalicione të vogla, pa përgjegjësi të përbashkët, nuk sjellin stabilitet

Rrustem Mustafa – Remi, ka komentuar situatën aktuale politike.
Ai ka thënë se vendi ka nevojë për vendime të mëdha.
Sipas tij, koalicionet e vogla, pa përgjegjësi të përbashkët, nuk sjellin stabilitet.
Postimi:
Koalicione të vogla, pa përgjegjësi të përbashkët, nuk sjellin stabilitet!

Çdo tentativë për të ndërtuar institucione me koalicione të vogla, duke përjashtuar partnerë që ofrojnë mundësi për ecje të sigurt, stabilitet dhe zhvillim me përgjegjësi, është një rrugë e rrezikshme. Kjo nuk krijon siguri, por vetëm vonesa, bllokime dhe rrezik për të humbur gjithçka që kemi ndërtuar deri tani.
Kujtojeni çfarë ndodhi edhe në zgjedhjet lokale: në disa komuna ekziston mundësia reale që pushteti të kalojë te subjekte që nuk ndajnë vizionin e shumicës për rend, ligj dhe shtet funksional. Pa një qeveri të qëndrueshme dhe kredibile në nivel qendror, do të jetë shumë më e lehtë që edhe në komunat që drejtohen nga minoritetet të cenohet ambienti institucional dhe të dëmtohet rruga e ndërtimit të shtetit.
Prandaj, sot është koha për vendime të mëdha!
Secili që zgjedh të mos i përgjigjet ftesës për një qeveri të rregullt, me vizion të qartë dhe vullnet për ndarje përgjegjësie, duhet ta dijë: nuk po refuzon një ofertë politike, por po refuzon një mundësi historike për stabilitet, zhvillim dhe rend demokratik në Kosovë.
Ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme është përgjegjësi e përbashkët. Kjo është rruga e vetme përpara!