Komisioni i Jashtëm miratoi unanimisht Marrëveshjen Veri-Atlantike
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike u miratua unanimisht në komisionin amë, atë për punë të jashtme. Zv/ministri i jashtëm, Andrej Zhernovski theksoi se me anëtarësimin në NATO vendi do ta realizojë një nga prioritetet e saj në planin e jashtëm, respektivisht një nga qëllimet më të mëdha strategjike të vendit qysh nga pavarësia.
Zoran Dabiq i cili një kohë të gjatë ka qenë ambasador në NATO vlerësoi pozitivisht vendimin për nënshkrim të parakohshëm të Marrëveshjes Veriatlantike, për shkak të shpërbërjes së Kuvendit për zgjedhjet e prillit. Sqaroi se kjo marrëveshje do të depozitohet në Departamentin amerikan të Shtetit pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me ç’rast edhe zyrtarisht vendi bëhet shteti i 30-të anëtar.
Pasi të kalojë në Komisionin Juridik Ligjvënës, Marrëveshja Veriatlantike pritet të votohet në seancë plenare, e caktuar për orën 15:00, pas çka para institucionit ligjvënës do të ngritet flamuri i NATOs./Alsat