Kompania greke për ushqim “Kreta Farms” nga janari hyn në Maqedoni

144
fresco

midle

Image result for Creta Farms

 Kompania greke për ushqim “Kreta Farms” nga viti i ardhshëm hyn edhe në tregun e Maqedonisë, kumtoi kompania.

Prodhimet do të plasohen në supermarketet e Maqedonisë nga janari përmes marrëveshjes strategjike me partnerin lokal.

Në kumtesë “Kreta Farms” thekson se vendimi është sjellur në bazë të rezultateve të jashtëzakonshme për pranim të gjerë  të “En Eladi” të saj prodhime në Republikën e Maqedonisë, seri e prodhimeve me të cilat firma është lider në Greqi.

“Hyrja në Republikën e Maqedonisë, në kombinim me Rumaninë dhe Bullgarinë, krijon tokë të frytshme për zhvillim të mëtutjeshëm  të aktiviteteve të “Kreta Farms” në rajonin më të gjerë të Ballkanit”, thonë nga kompania.

Firma informon se të dyja palët do të përkrahin fushatë reklamuese të caktuar dhe thekson se partneri i saj në Republikën e Maqedonisë është njëri nga shpërndarësit më të mëdhenj në vend i cili përfshin rrjet prej 2.581 vende shitëse.

Comments