“Kompania serbe telefonike ‘MTS’ ka drejtor kosovar”

186

Marrëveshja për kodin telefonik eliminon interferencat mes Kosovës e Serbisë. Kështu u shpreh këshilltari politik i ministres Tahiri, Gazmir Raci.

Ai në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se përmes kjo marrëveshje i jep të drejtë operatorëve kosovarë që të bëjnë marrëveshje për ‘roaming’ me shtetin serb, gjë që nuk ka qenë deri tash, transmeton Koha.net.

“Marrëveshje zhbllokuese për planin telefonik. Serbia ishte ajo që e bllokoi aplikimin e kësaj marrëveshje, tash kemi arritur marrëveshjen që Kosova përfundimisht ta ketë kodin telefonik. I jap atribut Kosovës në forcimin e shtetësisë. Kjo marrëveshje i eliminon interferencat mes Kosovës e Serbisë dhe përfundimisht i jep hapësirë operatorëve tonë telefonik që të bëjnë edhe marrëveshje ‘roaming’ me shtetin e Serbisë, çka deri tash nuk kanë qenë të lejuat ta bëjnë”, ka thënë Raci.

Sipas Racit, operatori serb i cili do të funksionojë në Kosovë, ka drejtues kosovar dhe sipas marrëveshjes ajo do të vazhdojë të operojë në territorin e Kosovës.

“Tashmë ato përfundimisht deri në fund të vitit do të eliminohen. ‘MTS’ ka drejtor kosovar, kjo kompani vitin e kaluar ka aplikuar për licencë dhe është e paraparë në marrëveshje dhe fillon së funksionuari”, përfundoi ai.

Comments