Spasovski: Qytetarët të paraqesin presione në fushatën zgjedhore

160

Qytetarët të paraqesin çfarëdo presioni gjatë fushatës zgjedhore, apelon sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski nga Strumica ku e vizitoi Sektorin për Punë të Brendshme.

Spasovski porositi edhe se nëpunësit policorë nuk mund të marrin pjesë në asnjë fushatë partiake, por përkundrazi, duhet seriozisht të kenë kujdes nga çfarëdo keqpërdorimi nga administrata shtetërore ose nga drejtorët e njësive rajonale dhe nëse vërejnë rast të tillë, ta procesuojnë.

“Për shkak të ardhmërisë të Maqedonisë është shumë e rëndësishme të kemi zgjedhje korrekte dhe të besueshme, ndërsa këtë do ta realizojmë vetëm nëse kemi punë profesionale nga ana e pjesëtarëve të MPB-së nga njëra anë dhe marrëdhënie partneriteti me qytetarët nga ana tjetër”, theksoi Spasovski.

Vizita në SPB- Strumcië është pjesë nga vizitat që i realizon ministri në sektorin e punëve të brendshme në vend për tu njohur së afërmi me gjendjen momentale dhe problemet., por edhe, siç theksoi, edhe njëherë të potencojë se nuk mund të ketë asnjë presion ndaj qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Comments