Golat nga ndeshja Shkëndija – Bregallnica (VIDEO)

272
Golat nga ndeshja Shkëndija – Bregallnica (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar një fitore bindëse në ndeshjen e javës së 14-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur Bregallnicën sot në Tetovë me rezultatin 5:2.

Ishte ky një takim plotësisht i dominuar nga Shkëndija, te e cila skuadër shkëlqeu Besart Ibraimi me tre gola të shënuar.

Ibraimi ishte ai i cili hapi dhe mbylli serinë e golave në këtë përballje, ku përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Armend Alimi dhe Ferhan Hasani.

Në anën tjetër autorë i të dy golave për skuadrën nga Shtipi ishte kapiteni, Goran Zdravkov. Vlen të përmendet se ndeshja e sotshme në Tetovë u luajtë pa praninë e publikut, përshkak të ndëshkimit nga ana e FFM-së.

Comments