Arbitri ‘skandaloz’ rihap Facebook-un dhe ‘godet’ sërish Kombëtaren shqiptare


Menjëherë pasi u bë protagonist me vendimet e tij në ndeshjen Shqipëri-Izrael, gjyqtari Dniz Aytekin ka mbyllur profilin e “Facebook’-ut për shkak se një lumë komentesh janë nisur drejt tij.
Dy kartona të kuq ndaj Gjimshitit dhe Berishës të shoqëruara me penallti ishin vendimet që ‘kryqëzuan’ Dniz Aytekin.
Arbitri turko-gjerman ka hedhur pas shpatullave këtë situatë dhe ka hapur sërish adresën e tij në Facebook duke bërë një sqarim publik pse veproi ashtu në ndeshjen Shqipëri-Izrael.
“Pasi e pashë ndeshjen Shqipëri-Izrael them me bindje që vendimet e mia janë të drejta. Të dy kartonat e kuq dhe penalltitë janë vendimi më i drejtë që kam bërë”, shkruan Aytekin.
Ai e pranon se e ka mbyllur adresën e tij në Facebook, si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje.