Komuna e Çairit: Inspektim i punimeve në rrugën “Dobri Daskallov” dhe rrugën “Ferid Murad”

521
fresco

Gjatë javëve të fundit Komuna e Çairit është fokusuar në realizimin e disa projekteve të cilat kanë qenë të definuara për t’u kryer në planin financiar për vitin 2018-të. Fjala është për asfaltimin e tërësishëm të rrugës “Dobri Daskallov” në Çairin e Vjetër me gjatësi prej 400 m si dhe ndërtimin e trotuarit të ri përskaj rrugës së asfaltuar me gjatësi prej 400 m dhe gjerësi prej 2m.

Poashtu në rrugën “Ferid Murad” kemi përfunduar me ndërtimin e trotuarit përskaj rrugës kryesore me vendosjen e 310 m² pllaka bekatoni dhe 90 metrave gjatësi të pllakave anësore.

Punimet sot nga afër i ka inspektuar Kreu i Komunës z. Visar Ganiu xnë shoqëri të udhëheqësve të Sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit. Qëllimi i këtyre punimeve është krijimi i sigurisë në rrugë për të gjithë banorët, e në veçanti për nxënësit, lëvizja e së cilëve përgjatë kësaj rruge në të kaluarën ishte e pasigurt.

Image may contain: one or more people, people walking, tree, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, tree and outdoor

Image may contain: tree, car, sky and outdoor

Comments