Komuna e Gazibabës ndryshon mendje, kthen Fadil Murtezanin në postin e drejtorit në “25 maj”

421
fresco

Komuna e Gazibabës ndryshon mendje. Sot është vendosur që Fadil Murtezani, të kthehet përsëri në postin e drejtorit të shkollës “25 Maji”, si ushtrues detyre, raporton SHENJA.
Kjo do të jetë deri në shpalljen e konkursit të ri, pasi mandati i drejtorit ka skaduar dhe siç njofton Murtezani e ka njoftuar kryetarin e komunës së Gazibabës që para 3 muajsh. Ndërkaq, me qenëse sot u bojkotua mësimi për shkak të vendimit të shfuqizimit të drejtorit Murtezani, ky i fundit tha se mësimi do të vazhdoj dhe se orët e humbura do të kompensohet në mënyrë plotësuese.

Comments