Komuna e Strugës: 100 mijë euro për sulmet nga qentë endacak
Thuajse çdo ditë rritet shuma e parave që autoritetet lokale në Strugë duhet t’ua paguajë qytetarëve të cilët janë sulmuar nga qentë endacakë. Drejtori i ndërmarrjes publike komunale thotë se brenda një muaji pranë tyre arrijnë madje nga dy vendime ekzekutive dhe se paditë kapin shifrën prej qindra mijëra eurove. Rasti i fundit ishte me familjen Uzeiri nga fshati Teferiç i Strugës. Atyre në muajt mars dhe prill vitin e kaluar qentë end*acak tre herë ua kanë sul*muar dhentë dhe viçat.

