Komuna e Tetovës pezullon të gjitha aktivitetet për festat e Nëntorit: Ndajmë dhimbjen dhe solidaritetin me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri
Komuna e Tetovës në krye me Tetua Arifi ka pezulluar gjithë aktivitet që ishin paraparë në agjendën për festat e Nëntorit, njofton TetovaSot.
“Të nderuar qytetarë,
Duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, ju njoftojmë se anulohen të gjitha aktivitetet e mbetura të agjendës Tetova Feston Nëntorin 2019!
Bashkëndjejmë me dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi të madhe! Lutjet tona janë me ju! 🙏
#MeTyShqiperi
Ko