Koncerti madhështor i Unikkatilit në Durrës! Publikohen pamjet nga atmosfera që mbretëroi [Video]

232
fresco

Një muaj më parë, reperi mblodhi fansat e tij në Shqipëri për ta ndjekur nga afër teksa performoi live, shkruan lajmi.net.

Ishte Klepto ai i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video të shkurtër, me të cilën përmbledh momentet më interesante nga ky koncert.

Në video shihet numri i madh i të pranishmëve që kishin ardhur për ta dëgjuar Unikkatilin, ndërsa atmosfera ishte në maksimum.

Këto ditë është paralajmëruar edhe videoklipi i parë i Unikkatil, i cili do të ketë pjesë nga koncertet e reperit, e që pjesë e tij mund të jetë edhe kjo video. /Lajmi.net/

Comments