Konferenca e donatorëve mbledh 1.15 mld euro për Shqipërinë!

351
fresco

Konferenca e Donatorëve ka rezultuar e suksesshme për Shqipërinë, pasi në total nga mbledhja e të gjithë shifrave që kanë përcjellë dhjetëra vendet pjesëmarrëse, rezulton se shifra prej 1 miliardë eurosh është tejkaluar.

Në përfundim të konferencës, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Europës Oliver Varhelji tha se janë mbledhur 1.15 mln euro.

Varhelji: Mendoj që kemi dëshmuar kurajë e solidaritet të jashtëzakonshëm. Kemi mbledhur forcat dhe deklaroj se kemi arritur të mbledhim 1.15 miliard euro.

Vendin e parë në dhurim e mbajti Franca me plot 100 mln euro dhurim dhe 60 mln euro kredi. Më tutje Bashkimi Evropian së bashku me Komisionin, dhuruan për Shqipërinë 115 mln euro. Italia e vetme dhuroi 65 mln euro, ndërsa Turqia kapi shifrën e 43.6 milionë eurove.

Një shifër e lartë parash ka ardhur dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan ndërtimin e plot 2 mijë njësive (banesa) në një vlerë prej afro 70 mln eurosh.

Comments