Konjufca: Bombardimet e NATO-s i dhanë fundit gjenocidit

184
fresco

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar sot 24 vjetorin e fillimeve të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë agresore.
Konjufca ka thënë se nën komandën e gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78 ditore e Aleancës Veriatlantike në krye me SHBA-në i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë, njofton Klan Kosova.

midle

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë agresore. Nën komandën e Gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78 ditore e Aleancës Veriatlantike në krye me SHBA-në i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë. E nga qielli i përflakur shkëlqeu liria. 24 vjet më pas, Republika e Kosovës, e ndërtuar mbi themelet e luftës çlirimtare të UÇK-së, martirizimit të popullit tonë dhe ndihmës ushtarake të NATO-s, është shtet demokratik, sovran dhe i pavarur. Shembulli më i mirë në Ballkan, Evropë e më gjerë për jetën e lirë të qytetarëve të barabartë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve pakicë”, ka shkruar Konjufca.

Kryekuvendari ka thënë se, gjatë këtyre viteve të pasluftës, Republika e Kosovës ka shënuar përparime të dukshme në të gjitha fushat dhe përbën sot një faktor paqeje, bashkëpunimi e stabiliteti në rajon.

Comments