Konjufca: Komisioni na ka sjellë kufij të rinj

238

konjufca-030816

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha se nga vizita bërë në atë pjesë shihet se vija e demarkacionit ka zbrit prej kreshtave të maleve ku ka qenë kufiri ka zbritur poshtë tyre, duke ia mundësuar qasjen Malit të Zi në vargmalet e Kosovës.

“Veç mos me pas sy se janë fakte që shihen. Historia dhe politika, këta e kanë dhunuar si komision shtetëror. Është e qartë se pikat kufitare kanë qenë në Çakorr dhe Kullë. Deri aty është sovraniteti i Kosovës. Këto pika janë zhvendos. Puna e komisionit fatkeqësisht na ka sjellë kufij tjerë prej atyre që tradicionalisht i ka pasur Kosova. Ishte demarkacion me urdhra politik dhe në kurriz të Kosovës. Demarkacioni po ia humb Kosovës një pjesë të territorit shtetëror. Hartat tregojnë se vija kufitare e vërtete i bie mbi qafen e kullës dhe mbi qafen e Çakorrit”, tha Konjufca.

LEXO EDHE  Konjufca: Vendosja e flamurit dhe tabelës në kufi, më e pakta që mundëm të bëjmë

Konjufca tha se kryetari i Komisionit Murat Meha  po flet si shërbëtor i politikës dhe Qeverisë ndërsa tha se komisioni ka kaluar mandatin që ka.

“Këta i kanë dhënë vetes kompetenca shtesë, na kanë ndryshuar kufirin. Ne kemi të drejtë ta zhvlerësojmë punën e komisionit shtetëror të Kosovës, pasi që këta kanë kaluar mandatin nga ajo që kanë pasur detyrë dhe përgjegjësi. Këta na kanë pru një kufi tjetër. Plotësisht jemi legjitim me zhvlerësu punën e këtij komisioni”, tha Konjufca.

Comments