Konjufca pas sulmit të gazetarëve: Nëse BE e toleron këtë agresion të Serbisë, dialog s’ka kuptim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dalë me një reagim të ri, pas sulmit të gazetarëve që po raportonin sot në Leposaviq dhe rrahjes brutale të kameramanit të RTK-së nga prostesues serbë.
Konjufca e ka dënuar ashpër këtë sulm, të cilin e sheh si vazhdimësi e orkestrimit të bandave kriminale nga Beogradi, për ta destabilizuar Kosovën.
Kryeparlamentari ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të shkojnë presionin ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, është shkaktarja e tensioneve.
“Kosova nuk do t’i tolerojë provokime të tilla, por as faktori ndërkombëtar nuk duhet t’i kalojë pa ndëshkim interferime të tilla të Serbisë në stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës”, shkruan ndër të tjera ai.