Konjufca për zgjedhjet në veri: Nuk besoj që do të shtyhen

132

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.
Ai ka thënë se nuk beson që data e zgjedhjeve do të shtyhet, ndërsa ka shtuar se kjo varet nga vendimi që do të marrin institucionet e sigurisë.

Moebel THEMA

“Nuk besoj që do të shtyhen. Kjo varet natyrisht prej vlerësimit të institucioneve tona të sigurisë. Dhe në fund Qeveria është ajo që e merr vendimin”, ka thënë Konjufca për RTK-në pas hapjes së Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se brenda dy-tri ditësh do të sqarohet situata sa i takon zgjedhje në veri të Kosovës.

Comments