Kontrata e re e Ronaldo-s ‘çmend’ botën e sportit

67
fresco

Cristiano Ronaldo nënshkroi një zgjatje dyvjeçare të kontratës me Al Nassr-in e Arabisë Saudite, njoftoi klubi, pas javësh spekulimesh se me cilin ekip do të nënshkruante sezonin e ardhshëm.

“Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Al Nassr deri në vitin 2027”, shkroi klubi në një postim në X të enjten.

Pak minuta para konfirmimit zyrtar, ekipi postoi një video paralajmëruese, ku 40-vjeçari Ronaldo ecën përgjatë një plazhi dhe thotë: “Al Nassr përgjithmonë”.

Superylli portugez mbërriti në vitin 2023 në mbretëri për të luajtur me klubin, duke paralajmëruar një vërshim lojtarësh në fazat e fundit të karrierës së tyre në vendin e pasur me naftë.

PIF, i financuar nga nafta, fondi sovran i pasurisë saudite, që qëndron pas një numri investimesh të mëdha saudite, kontrollon një grup klubesh të Ligës Profesionale, duke përfshirë Al Nassr, Al Hilal dhe Al Ahli.

Por, cila është paga që iu ofrua Ronaldo-s për të zgjatur qëndrimin në Arabinë Saudite?

Duhet theksuar se Ronaldo-s i është dhënë kontrata më fitimprurëse në historinë e sportit nga Al Nassr-i.

Sipas britanikes, “The Sun”, Ronaldo tani do të marrë rreth 488 mijë paundë në ditë, e barabartë me 3.42 milionë paundë në javë, 20,357 paundë në orë, 339.28 paundë në minutë dhe 5.65 paundë në sekondë.

Por, nuk është vetëm kaq.

midle

Atij i janë ofruar gjithashtu disa përparësi për t’u bërë një “ambasador ëndrrash”, të cilat do t’i çonin të ardhurat e tij në mbi 492 milionë paundë gjatë dy viteve të ardhshme.

Paga bazë prej 178 milionë paundësh në vit e Ronaldo-s është rritur ndjeshëm nga një bonus nënshkrimi prej 24.5 milionë paundësh, i cili rritet në 38 milionë paundë nëse ai aktivizon vitin e dytë të kontratës së tij.

“The Sun” gjithashtu pretendon se një burim zbuloi se si Ronaldo-s i janë dhënë 15 përqind të aksioneve te Al Nassr-i, që mendohet të vlejë rreth 33 milionë paundë.

Sërish fitimet e Ronaldo-s nuk mbarojnë me kaq.

Reprezentuesi portugez mund të përfitojë gjithashtu një bonus prej 4 milionë paundësh për fitimin e “Këpucës së Artë” dhe 8 milionë paundë nëse klubi fiton Ligën Profesionale Saudite.

Ronaldo do të shohë madje 16 persona që punojnë me kohë të plotë, tre shoferë, katër pastrues shtëpie, dy kuzhinierë, tre kopshtarë dhe katër persona sigurie, në shtëpinë e tij, të financuar nga Al Nassr- me një kosto prej 1.4 milionë paundësh, së bashku me 4 milionë paundë për një avion privat.

Dhe pikërisht kur menduat se marrëveshja e tij nuk mund të bëhej më fitimprurëse, ajo përfshin një bonus prej 80 mijë paundë për gol, i cili rritet me 20% në sezonin e dytë me një bonus prej 40 mijë paundë për asist, i cili gjithashtu rritet.

Shuma ka të ngjarë të rritet më tej nga disa marrëveshje sponsorizimi me marka të tilla si “Nike”.

Dhe, ai nuk do të tatohet për të ardhurat e tij në Arabinë Saudite.

Comments