Kontrata interesante e Donis Avdijajt me Trabzonsporin
Donis Avdijaj edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Trabzonsporin.
Ylli i Kosovës ka gjetur klubin e ri pasi paraprakisht ishte në pushim të gjatë, me Willem II që i shkëputi kontratën 22-vjeçarit në muajin mars për shkak të sjelljeve jo të mira.
Trabzonspor ka njoftuar edhe detajet e kontratës, me 22-vjeçarin që ka nënshkruar kontratë 1+3 dhe do të përfitojë 274 mijë euro për një sezon, shkruan lajmi.net.
Por nëse kontrata 1+3 hyn në fuqi qysh në vitin e ardhshëm, Avdijaj do të përfitojë 1.375.000 për tri vitet e ardhshme, pra deri më 2023.
Kjo rezulton se ylli kosovar ka mundësinë ta bind skuadrën e Trabzonsporit gjatë sezonit 2019/20 që të qëndrojë sa më gjatë. /Lajmi.net/