
Televizioni koreano-verior ka konfirmuar se është testuar bomba me hidrogjen dhe se ka qenë një “sukses absolut”. Peniani konfirmon gjithashtu se bomba e prodhuar me hidrogjen mund të montohen dhe në një rakete me rreze të gjatë veprimi nderkontinentale. Testimi i bombës ka shkatuar një tërmet me magnitudë 6.3 ballë në veriperendim të Koresë së Veriut. Më pas vendi është lëkundur edhe nga një termet i dytë me magnitudë 4.6 ballë. Këto lëkundje kanë qenë goditjet më të forta artificiale të tokës të ndodhura ndonjëherë në histori. Testi bërthamor i koresë së Veriut kishte një fuqi prej 100 kilotonësh, rreth 5 herë më shumë se sa bomba e lëshuar nga SHBA mbi qytetin e Nagasakit në Japoni në vitin 1945. Shpërthimi i sotëm është 10 herë më i fortë se ai i testit të pestë bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut në shtatorin e vitit të kaluar.

