Kosova – Shqipëria, ndryshon orari i ndeshjeve të dielën (FOTO)
Për herë të parë në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, ekipi i Albert Bunjakit dhe ai i Gianni de Biasit do të luajnë në orar të ndryshëm, shkruan “Lajmi.net”.
Pas dy dueleve të para në orë të njëjtën, në xhiron e tretë Kosova do të jetë mysafire e Ukrainës të dielën në ballafaqimin që do të fillojë në ora 18:00.
Kurse, po ashtu të dielën, Shqipëria pret Spanjën në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, por takimi do të fillojë në ora 20:45.
Grupi I
Grupi G