Kosovë, paralajmërohet lejimi i regjistrimit të veturave më të vjetra se 10 vite

274

Makinat më të vjetra se 10 vjet nuk lejohet të regjistrohen në Kosovë.

E tash po propozohet që kjo masë të hiqet, sipas një koncept-dokumenti që është në diskutim.

Por sipas ambientalistëve kjo do të ndikojë që të rritet ndotja e ajrit.

Teksa ekspertët e komunikacionit theksojnë se bazuar në standardin kosovar do të duhej të lejohej importimi i veturave të tilla por me kusht që të jenë sipas parametrave ta caktuar.

Në Ministrinë e Mjedisit, thanë se edhe atyre u intereson që të kontrollohen më shumë matja e emetimit të gazrave nga veturat sesa viti i prodhimit të tyre.

Comments