KQZ-ja njofton: Letërnjoftimi, pasaporta dhe patentëshoferi – dokumentet e vlefshme për votim

119
fresco

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patentëshoferin si dokumente të vlefshme për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një njoftim zyrtar, KQZ-ja ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve.

????️✅ Dokumentet e vlefshme për votim:

???? Letërnjoftimi

???? Pasaporta

???? Patentëshoferi

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së.

Comments