KQZ vihet në lëvizje pas vendimit të Supremes, nis sonte numërimin e votave nga Diaspora
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të ankesës së Vetëvendosjes për votat e ardhura me vonesë nga diaspora.
E menjëherë pas kësaj, KQZ është vënë në lëvizje, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se me qëllim të zbatimit të këtij aktgjykimi, do të fillohet me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, shkruan lajmui.net.
Pas vlerësimit, nga ora 21:00 do të fillohet me numërim.
“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi. /Lajmi.net/