Krasniqi: Iliaz Kodra bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran

174
fresco

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Iliaz Kodrës.
Sipas Krasniqit, Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘’ Në 24 vjetorin e rënies së tij heroike, sot vizitova familjen e komandant Ilaz Kodrës, në kullën e tij në Prekaz. Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran’’, ka shkruar Krasniqi.

Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën, ka shtuar më tutje Krasniqi./Lajmi.net/

Comments