Krasniqi-Kurtit: Ju jeni shembulli më i keq i opozitarit, nuk e keni votuar as MSA-në

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se si drejtues qeverie është përgjegjës që vendi është nën sanksione ndërkombëtare.
Lidhur me akuzën e Kurtit që opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, ai ia ka kujtuar se Vetëvendosje, në opozitë nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
“Ju jeni shembulli më i keq i opozitarit. Ju kërkuan tri gjëra për policinë përmes rezolutës, shtesat, pensionim dhe sigurim shëndetësor. Kërkoni konstruktivitet, veç konstruktiv s’keni qenë”, është shprehur Krasniqi.