Kremlini reagon për vizitën e liderëve evropianë në Ukrainë

253
fresco

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë takuan në Kiev presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i shprehur solidaritetin e Evropës me vendin e tij, të pushtuar nga Rusia.

Gjatë pritjes së liderëve, presidenti Ukrainas Volodomyr Zelenski y pyet nga një gazetar nëse mendon se aleatët europianë do t’i siguronin atë që ai me të vërtetë dëshiron, ai shkurt u përgjigj, “Do të shohim”.

Katër udhëheqësit, të cilët udhëtuan në Kiev me tren, kaluan më herët nëpër rrënojat e periferisë së kryeqytetit, Irpin dhe zona të ndryshme të vendit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ka shenja të krimeve të luftës në një periferi të Kievit pas “masakrave” nga forcat ruse. Ai denoncoi “barbarizmin” e sulmeve që shkatërruan qytetin dhe vlerësoi guximin e banorëve të Irpin dhe qyteteve të tjera të rajonit të Kievit që penguan forcat ruse të sulmonin kryeqytetin.

“Të gjithë i keni parë këto imazhe në këtë qytet të shkatërruar, i cili është në të njëjtën kohë një qytet heroik, pasi këtu, midis vendeve të tjera, burrat dhe gratë ukrainase ndaluan ushtrinë ruse të zbriste në Kiev. Pra, ai përfaqëson heroizmin e ushtrisë. por edhe të popullsisë ukrainase dhe krahas kësaj keni edhe gjurmët, stigmatizimin e barbarisë. Ju jeni këtu në Irpin, në një vend që është shkatërruar. Në të vërtetë, ushtria ruse është ndalur në disa qytete të tjera. Janë kryer masakra dhe kemi pasur gjurmët e para të krimeve të luftës”, tha Emanuel Makron, President i Francës.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc ka përshkuar vizitën e tij në Irpin të Kievit. Ai është ndalur tek vizita në Irpin dhe Bucha, dy qytete që përjetuan tmerre gjatë pushtimit rus. Ai tha se lufta duhet të marrë fund.

“Qytetarët e pafajshëm janë prekur, shtëpitë janë shkatërruar, një qytet i tërë është shkatërruar edhe pse nuk kishte fare infrastrukturë ushtarake. Kjo tregon shumë për brutalitetin e luftës së agresionit rus, e cila synon shkatërrimin dhe pushtimin. Duhet ta kemi parasysh këtë në gjithçka që vendosim”, u shpreh Olaf Sholc, Kancelar i Gjermanisë.

“Shkatërruan çerdhet, këndet e lojërave dhe gjithçka do të rindërtohet. Ata kanë filluar tashmë”, u shpreh Mario Dragi, Kryeministër i Italisë.

Vizita vjen ndërsa liderët e BE-së përgatiten të marrin një vendim 23-24 qershor mbi kërkesën e Ukrainës për t’u bërë një kandidate për anëtarësim në BE, dhe përpara një samiti të rëndësishëm të NATO-s 29-30 qershor në Madrid. Më herët, presidenti ukrainas Zelensky ka kërkuar armatim të rëndë nga NATO, kryesisht nga amerikanët, gjermanët dhe francezët.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shpreson se vizita nga krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Kiev nuk do të fokusohet ekskluzivisht në dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Unë do të doja të shpresoja se udhëheqësit e këtyre tre shteteve dhe presidenti i Rumanisë nuk do të fokusohen vetëm në mbështetjen e Ukrainës, duke dërguar armë të vazhdueshme në vend”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Ndërkohë forcat ruse intensifikuan sulmet në Severodonjeck, në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit strategjik, që ndodhet në lindje të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia ka përqendruar forcat e saj në veri të rajonit Luhansk dhe se po përpiqet të sulmojë njëkohësisht në nëntë drejtime.

Kombet e Bashkuara thanë se rreth 12,000 civilë mbeten të bllokuar në Severodonjeck – me furnizime gati para mbarimit. Shumë prej tyre janë të strehuar në bunkerë, nën fabrikën kimike të Azotit. Rusia u ka kërkuar mbrojtësve ukrainas, të strehuar në fabrikën Azot, që të heqin dorë nga “rezistenca e pakuptimtë dhe t’i dorëzojnë armët”.

Ajo, po ashtu, ka premtuar një “korridor humanitar” për civilët që strehohen në uzinë dhe për luftëtarët, por Kievi e ka injoruar ultimatumin./ Alsat.mk

Comments