Kreu i LDK-së: LVV nuk i ka numrat për Qeverinë e re

94

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formimin e Qeverisë së re.

Abdixhiku thotë se VV-ja vetëm shfrytëzoi 15 ditë për një qëllim, që sipas tij është për shfaqje teatrale, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë”, tha Abdixhiku.

“Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale”, tha ai.

Comments