Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka kritikuar mesfushorin shqiptar Granit Xhaka duke thënë se ka humbur mendjen.
Xhaka aktualisht është duke i shërbyer ndëshkimit me katër ndeshje jashtë fushe pas kartonit të dytë të kuq brenda këtij sezoni që mori në ndeshjen e fituar 2 me 1 ndaj Burnleyt të shtunën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i “Topçinjve”, Patric Vieira ka pasur në të kaluarën probleme të tilla dhe Thierry Henry beson që Xhaka do të mësoj nga gabimet e tij, ngjashëm siç bëri ish bashkëlojtari i tij.
“Patric Viera ishte një lojtar i veçantë, ne të gjithë e dimë atë, por ne e kuptuam se ai duhet të punojë që të mos largohet nga fusha, dhe njerëzit e kishin si shënjestër atë, kështu që ajo që ju duhet është ndihma nga klubi juaj që të largoheni nga ky problem”, tha fillimisht Henry.
“Por ai ka nevojë të mësojë procesin për të mos bërë atë që ai është duke bërë, veçanërisht për mënyrën se si e bën atë”
“Patricu i përgjigjej dikujt, por Xhaka thjeshtë e bënë atë, ashtu si herën e kaluar kundër Burnleyt kur ai humbi topin 60 metra larg nga goli”
“Nuk është fundi i botës, kjo ndodh, por ai ka humbur mendjen. Unë kam bërë gjëra që nuk është dashur t’i bëja, kështu që ju duhet të mësoni si një tifoz që ai do të bëjë gabime sepse sapo ka arritur dhe ka nevojë të mësojë”
“Por, ai do të piqet dhe shpresojmë se mund të jetë një pasuri e mirë për ne”, përfundoi Henry.