Krusha e Madhe vazhdon të injorohet nga komuna, banorët me ankesa të mëdha

248

Në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit dy vite më parë ishte vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të zyrës së gjendjes civile. Pavarësisht se në kontratë thuhej se punimet do përfundojë pas 40 ditësh, kjo gjë nuk ka ndodhur as pas dy viteve.

Banorët e Krushës së Madhe kanë ankesa të mëdha ndaj kryetari të komunës, Idriz Vehapit i cili edhe e kishte vënë gurthemelin e ndërtimit të këtij objekti.

Një nga ta është edhe koordinatori i Nismës për Kosovë, Xhevdet Krasniqi që ka thënë se nisja e ndërtimit të këtij objekti ka qenë vetëm mashtrim për banorët.

Objekti pritej që t’i kushtonte komunës 43 mijë euro në sipërfaqe prej 150 metrash katrorë. Krusha e Madhe është një nga fshatrat më të dëmtuara në Kosovë si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në aspekt material.

Një nga ta është edhe koordinatori i Nismës për Kosovë, Xhevdet Krasniqi që ka thënë se nisja e ndërtimit të këtij objekti ka qenë vetëm mashtrim për banorët./Indeksonline/

Comments