Kryeministri Hoti reagon për prishjen e rrjetit të energjisë elektrike në Prishtinë
Kryeminsitri i Kosovës, Abdullah Hoti, përmes një postimi në “Facebook”ka informuar për prishjen e cila ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa pjesë të Prishtinës.
Hoti njoftoi se tashmë ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë në rregullimin e prishjes.
Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë”, shkruan Hoti.
Kryeministri gjithashtu theksoi se shumë shpejt do të kthehet furnizimi me energji elektrike.
“Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, thuhet në postimin e Hotit./Lajmi.net/

