Kryeministri Hoti: Situata është alarmante, mund t’i kthejmë masat e izolimit

494
fresco

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata me koronavirus në Kosovë është alarmante, pasi sot janë lajmëruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.

Ai tha se ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve dhe nëse ky trend i mos-respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së vazhdon, atëherë mund të kthehen masat e izolimit, shkruan lajmi.net.

“Më lejoni që t’iu drejtohem qytetarëve të Kosovës t’iu apeloj për kujdes. Po bëhet punë kolosale për ta sjellë situatën nën kontroll me masa ekstreme të izolimit që na kanë kushtuar si ekonomi. Kjo pandemi ka marrë jetë njerëzish, janë lehtësuar masat javëve të fundit dhe kanë sjellë këtë rezultat ditët e fundit. Situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi t’i respektojmë masat, atëherë do t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Bëj apel tek secili qytetar, ky rezultat që është arritur, nuk duhet të hidhet poshtë me pakujdesi, ne duhet të kthehemi në jetën e përditshme por është tepër e rëndësishme të respektohen udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë.”, tha Hoti. /Lajmi.net/

Comments