Kryeministri italian fton Zaevin në Romë
Kryeministri italian i ka dërguar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ftesë për takim zyrtar në Romë muajin e ardhshëm. Lajmin e konfirmuan për TV SHENJA nga kabineti i kryeministrit Zaev prej ku thanë se data nuk është caktuar dhe ende nuk ka as përgjigje kthyese nga kreu i Qeverisë. Më 19 nëntor në Romë do të mbajë mbledhje edhe Këshilli i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, por nga kabineti i Zaevit sqaruan se tani për tani ftesa për Zaevin nga kryeministri italian nuk lidhet zyrtarisht me këtë samit. Por nëpër koloaret diplomatike nuk përjashtohet mundësia që në këtë mbledhje të bëhet edhe një përpjekje që të bindet Franca të ndryshojë qëndrimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të dy vendet të marrin datë për fillimin e bisedimeve në një periudhë sa më të shpejtë. /SHENJA/
