Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë
Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se Kanadaja do të zbatojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke konfirmuar se ai do të arrestohej nëse do të udhëtonte në territorin kanadez.
Deklarata u bë në një intervistë të publikuar të premten në Bloomberg Podcasts, ku Carney u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Kanadaja do të ndërmerrte një veprim të tillë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare. Përgjigjja e tij ishte e qartë: “Po.”
Megjithatë, ai nuk dha hollësi mbi mënyrën se si do të vepronte Qeveria kanadeze në një rast të tillë.