Kryeministri Talat Xhaferi javën e ardhshme në Prishtinë?!

198
fresco

Më 15 dhe 16 prill, të hënën dhe të martën, Kryeministri Talat Xhaferi, duhet të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Prishtinë organizuar nga “Forumi Ndërkombëtar i grave, për paqë dhe siguri”

Vizita në Prishtinë e Kryeministrit Xhaferi vjen në kohën e debateve të nxehta për implikimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë në Prishtinë, nuk është bërë me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, por të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

midle

Ngurimi nga takimi Xhaferi – Kurti, sipas analistëve, duhet parë në pozicionimin e Qeverisë së Kosovës pro bllokut opozitar VLEN, në Maqedoninë e Veriut.

Merret vesh se “për të mos pasur implikime në procesin zgjedhor” në Maqedoninë e Veriut, Qeveria e Kosovës ka ofruar që takimi Kurti – Xhaferi të realizohet në fillim të qershorit.

Por, në media është publikuar njoftimi se për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i Kosovës dhe liderët e VLEN-it do të jenë së bashku në tubimet e javës së ardhshme në Gjermani dhe Zvicër.

Rikujtojmë se në listën e kandidatëve të VLEN-it për deputetë ka edhe tre përfaqësues të LVV-së, njëri prej të cilëve është këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. /tvklan.mk/

Comments