KRYEMINISTRI ZAEV DO TË KËRKOJË SHKARKIMIN E PAUNOVSKIT

420
fresco

“Të punësuarit sipas Marrëveshjes Kornizë të cilët me vite marrin paga, ndërsa rrinë në shtëpi, në pritje që t’u gjendet vend në administratën shtetërore, siç duket do prodhojnë edhe një person – pa punë. Kryeministri Zoran Zaev konsideron se rezistenca që bën drejtori i Inspektoriatit të Tregut Stojko Paunovski, që refuzon në institucion të pranojë 35 persona nga “të punësuarit kornizë”, meriton që i ai të shkarkohet.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Çdo ditë përplaseni me Nënkryetarin e Qeverisë, tani edhe me Kryetarin e Qeverisë, drejtor që është emëruar nga Qeveria, në kohën në të cilën jetojmë, është absolutisht e palejueshme. Pres që të jepet propozim për shkarkimin e tij edhe atë nga Lupço Nikolovski, sepse nuk mund të lejoni që publikisht të bëni komente të tilla, duke i nënçmuar eprorët për diçka që është kaq transparente, kaq e vendosur në baza të shkëlqyeshme dhe të sinqerta.”

Paunovski, i cili edhe vetë theksoi se është i gatshëm të shkarkohet, këtyre ditëve publikisht, para mediave, sqaroi pse refuzon të pranojë 35 persona nga lista me mbi 1000 emra, që figurojnë në listën e pagave të administratës, si pikë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit për përfaqësim të barabartë të bashkësive etnike, por që me vite në fakt rrinë në shtëpi.

STOJKO PAUNOVSKI, INSPEKTORATI SHTETËROR I TREGUT

“Në qoftë se Kryeministri Zoran Zaev nuk më kupton, nuk kam çfarë të them tjetër pos se mund lirisht të më shkarkojë në seancën e ardhshme të Qeverisë. Më japin 35 persona për në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë, ndërsa atje nuk kemi nevojë për punësime të reja, por në rajonin e Strumicës në Maqedoninë lindore. Nuk kemi ku t’i rregullojmë, nuk ka vende në zyra, përsëri duhet të rrinë. Është e vërtetë se kam kërkuar punësime, por për qytetet ku nuk ka inspektorë.”

Artan Grubi, në pozitën e Zv/Kryeministrit të parë, e mori detyrën që më në fund t’u gjejë vend “të punësuarve kornizë”, duke i shpërndarë në institucionet në aparatin shtetëror, pasi shumë paraardhës të tij kanë premtuar, por nuk arritën ta zgjedhin problemin plotësisht. Të punësuarit “kornizë” kanë pasur më shumë mundësi të përfshihen në administratë, por jo të gjithë ishin të kënaqur me vendet e ofruara të punës. Siç informoi sot Zaev, nga gjithsejt 1349 persona, 1182 kanë pranuar të shpërndaehn në administratë, 38 kanë refuzuar, ndërsa 13 prej tyre kanë dhënë dorëheqje. KlanMacedonia

Comments