Kryetari i bashkisë së Devollit nuk e lëshon zyrën, reagime dhe protesta

547

Mbështetësit e opozitës janë grumbulluar mëngjesin e sotëm para bashkisë Devoll në mbështetje të ish kreut të saj, Bledion Nallbati, i cili mbërriti në bashki, bashkë me administratën.
Por aty gjeti godinën të rrethuar nga forcat e policisë dhe forcat speciale brenda dhe jashtë ndërtesës.
Kryetari i bashkisë së Devollit i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Eduard Duro hyri në zyrë në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm. Kjo situate ka bërë që të ketë tensione dhe se pritet një zgjidhje politike.

Comments