VMRO: Ekonomia po vuan, duhen zgjedhje të parakohshme

414

VMRO-DPMNE ka adresuar kritika të ashpra në adresë që qeverisë e cila drejtohet nga kryeministri, Zoran Zaev.

Kjo parti kërkon zgjedhje të reja parlamentare për evituar dështimin e plotë të kësaj qeverie në planin ekonomik.

“Biznesi është në skaj të fundit. Përveç nga politikat e këqija ekonomike, ekonomia po vuan edhe nga zhvatja të cilën e kryen pushteti në krye me Zaevin.

Qeveria e Zoran Zaevit solli vetëm poshtërime, varfëri dhe papunësi. Zoran Zaev së bashku me tërë qeverinë duhet të largohen nga pushteti. Duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në reagimin e VMRO-së. (INA)

Comments