Apple bën thirrje që iPhone të mos vendoset në qese orizi për t’u tharë
Nëse iPhone juaj laget, mos e vendosni në qese me oriz, këshillon Apple.
Pavarësisht teknikës popullore, ekspertët kanë paralajmëruar gjatë që ajo të mos përdoret, me testet që janë bërë e thuhet se nuk funksionojnë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Tani gjiganti teknologjik ka publikuar një udhëzues për t’u treguar përdoruesve se mund të rezultojë që grimcat e vogla të orizit ta dëmtojnë pajisjen e tyre.
Firma thotë se njerëzit duhet ta heqin lëngun butësisht, ku konektuesi i telefonit vendoset poshtë dhe lihet ashtu që të thahet.
Pavarësisht rritjes së sofistikimit në smartfonë, metodat popullore për t’i rregulluar ata nëse bien në ujë, mbeten të pasofistikuara.