Kryetari i PDSH-së, telegram urimi me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi me rastin e shënimit të 108 vjetorit të shënimit të ditës së Alfabetit ka lëshuar një telegram urimi.
Në vazhdim ua përcjellim të plotë urimin e Thaçit
Sot përkujtojmë 108 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare.
Është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do ta forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Ai popull që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare.
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip.

