”Kryqëzohet” Zoran Zaevi (Foto)



Në rrjetet sociale qarkullon një fotografi e një simpatizuese të OBRM-PDUKM-së, e cila feston për partinë e saj, në një mënyrë të pazakontë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo mban në dorë një kryq të madh ku është shënuar emri i Zoran Zaevit dhe viti 2016. Kjo fotografi është shkrepur në Manastir, pak pas shpalljes së rezultateve të para zyrtare nga KSHZ-ja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të diele që shkoi.