Trafikuan 52 kg kanabis, arrestohen në Mal të Zi tre shqiptarë

238
fresco

Trafikuan 52 kg kanabis, arrestohen në Mal të Zi tre shqiptarë

midle

Një sasi droge është transportuar dhe është tentuar që të trafikohej për në Mal të Zi, por është kapur nga policia.

Me kapjen e drogës, policisë i ikën tre personat që ndodheshin në makinë, të cilën e kishin braktisur.

Por edhe largimi në shtetin fqinj nuk i ka shpëtuar ata nga prangosja.

Burime nga policia shqiptare thanë se në bashkëpunim me policitë e dy vendeve, u arrestuan në Malin Zi, tre personat e akuzuar si të përfshirë në këtë trafik me inicialet E. H., A. Sh., dhe E. Z., të moshave, 23, 32 dhe 23 vjeç.

Si prova materiale janë sekuestruar 52 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një automjet tip “Volksvagen” me targë AA503 GN.

Comments