KSHZ: 122 qytetarë kanë konfirmuar të drejtën e votës

362

KSHZ: 122 qytetarë kanë konfirmuar të drejtën e votës

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se brenda dy ditësh 122 qytetarë kanë konfirmuar të drejtën e tyre të votës. 5 qytetarët që kishin gjetur emrat e tyre në listën e votuesve të dyshimtë, janë paraqitur në zyrat e KSHZ-së në komunat respketive ndërkohë që 177 qytetarë të tjerë identitetin e tyre e kanë konfirmuar në mënyrë elektronike.

Qytetarët e tjerë nga lista e 39 502 votuesve të dyshimtë të drejtën e tyre të votës duhet ta konfirmojnë deri më 19 gusht. Në të kundërtën, do të humbin të drejtën për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, njofton Alsat-M.

Comments