Kthehet i nxehti në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 37 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 36 gradë.