Kthimi i emrit të vjetër, Zaevi kërkon sqarime nga VMRO-ja

Kryeministri Zoran Zaev kërkon nga VMRO-DPMNE-ja t’i tregojë qytetarëve se si do ta abrogojë Marrëveshjen e Prespës. Zaev tha se oponenti i tij politik është i gatshëm për një gjë të tillë, por një vendim i tillë do ta kthente vendin në izolim. I pari i Qeverisë thotë se mos respektimi i paktit me Greqinë do ta nxjerr humbës Mickoskin në zgjedhjet e 12 prillit.
Nuk dyshoj aspak se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së do të prishte marrëveshja. Do të bëjnë gjithçka për ta prishur marrëveshjen, por duhet t’i tregojnë sinqerisht qytetarëve se ai veprim do të na kthej mbrapa në vite, do të na prish me fqinjës, do të ndikojë në ekonomi dhe rajon. Po, Mickoski po erdhi në pushtet do ta prish marrëveshjen me Greqinë madje edhe atë me Bullgarinë, por për këtë arsye nuk do të vjen në pushtet- deklaroi Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE-ja mbron qëndrimin e liderit të partisë. Sipas tyre, abrogimi i Marrëveshjes me Greqinë nuk është qëndrim personal i Mickoskit por i gjithë VMRO-së dhe qytetarëve.
Gjithsesi se është qëndrim i partisë. Mos prisni që diçka që thotë Mickoski të mos ketë pëlqimin e partisë. Për këtë kemi diskutuar, kemi marr qëndrim dhe nuk shmangemi. VMRO-DPMNE-ja nuk jemi sikur ata që janë të njohur në publik për ndryshimin e qëndrimeve çdo ditë- tha Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Lideri i opozitës maqedonase deri tani në disa prononcime ka përsëritur qëndrimin se me ardhjen e partisë së tij në pushtet do të kthehet emri i vjetër kushtetues. LSDM-ja një gjë të tillë e ka vlerësuar si dëshmi për aspiratat anti-Evropiane të VMRO-DPMNE-së, ndërsa partitë politike shqiptare njëzëri janë shprehur se janë kundër abrogimit të Marrëveshjes së Prespës dhe se çdo subjekt që synon një veprim të tillë nuk mund të llogarit për partneritet qeveritar asnjë parti shqiptare.
Adrian Kerimi