Ku i kishin fshehur shqiptarët gjithë këto armë?! (VIDEO)

360

Qytetarët vijojnë të dorëzojnë në polici armët të cilat i mbanin pa leje në banesat e tyre, përgjithësisht prej vitit ’97.

Në komisariatin e Vorës u dorëzuan 5 armë zjarri, 1000 fishekë dhe 1 granatë, në një video të publikuar nga policia shihet se qytetari nxjerr nga papafingo armët pa leje.

Në komisariatin e Policisë së Krujës u dorëzuan sot tre armë zjarri, ndërsa në Livadhja të Sarandës, një person dorëzoi një armë dhe 120 fishekë.

Edhe në Berat vijoi dorëzimi vullnetar i armëve ku u dorëzuan 3 armë zjarri, 1420 fishekë, 2 granata, 19 ndezës e 8 krehëra.

Ndërkohë, dy banorë i dorëzuan Specialistëve të Policisë së Zonës në Rrogozhinë dy armë zjarri dhe 100 fishekë.

Shqiptarët kanë kohë deri më 30 prill për të dorëzuar armët pa leje pasi përfitojnë nga amnistia e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, në të kundër pas kësaj data ata bëhen objekt i veprës penale të “armëmbajtjes pa leje”.

 

Dorezimi i armeve ne Berat by gazetaexpress-shqiperi

Dorezimi i armeve ne Kruje by gazetaexpress-shqiperi

Comments