Kualifikueset, Franca mposht Holandën falë Pogbasë (VIDEO)

334

pogba france holande

Janë zhvilluar sot në mbrëmje 9 takime të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ekipet e grupeve A, B dhe H zbritën në fushën e lojës dhe dhuruan shumë emocione.Kryendeshja e mbrëmjes, ajo mes Holandës dhe Francës, u vendos nga një supergol i Pol Pogbasë në minutën e 31-të të takimit, i cili i dha 3 pikë shumë të rëndësishme “gjelave” në transfertë. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Portugalia dhe Belgjika dhuruan fitore fotokopje nga 0-6 në transfertë përballë Ishujve Faroe dhe Gjibraltarit përkatësisht. Sulmuesi i Belgjikës, Kristian Benteke, vendosi rekord në takimet ndërkombëtare teksa shënoi golin më të shpejtë në histori pas vetëm 6 sekondash lojë.

benteke gol per 7 sekonda

Fitore edhe për Zvicrën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Greqinë, Hungarinë dhe Suedinë. Bjellorusia u ndal në shtëpi në barazim nga Luksemburgu.

Rezultatet e ditës së sotme

GRUPI A

grupi a renditja

Holandë – Francë 0-1
Pogba 31′

Suedi – Bullgari 3-0
Toivonen 39′, Hiljemark 45′, Nilson-Lindelof 58′

Bjellorusi – Luksemburg 1-1
Savitski 80′ / Joakim 85′

GRUPI B

grupi b renditja

Ishujt Faroe – Portugali 0-6
Silva 12′ (11-m), 22′, 37′, Ronaldo 65′, Zhoao Mutinjo 90+1′, Kancelo 90+3′

Andorrë – Zvicër 1-2
Martinez 90+1′ / Shar 19′, Mehmedi 77′

Letoni – Hungari 0-2
Gyurkso 10′, Szalai 77′

GRUPI H

grupi h renditja

Gjibraltar – Belgjikë 0-6
Benteke 1′, 43′, 56′, Vitsel 20′, Mertens 51′, Hazard 79′

Estoni – Greqi 0-2
Torosidis 2′, Stafylidis 61′

Bosnjë dhe Hercegovinë – Qipro 2-0
Xheko 70′, 81′

Comments