Kuba e lirë! Minoriteti kubanezë në Miami fishekzjarre dhe muzikë për vdekjen e Fidel Castros

126

Kuba e lirë! Minoriteti kubanezë në Miami fishekzjarre dhe muzikë për vdekjen e Fidel Castros

Brenda gjysmë ore pas shpalljes zyrtare të qeverisë kubane se ish-Presidenti Fidel Castro kishte vdekur, “Havana e vogël” e Miamit u  mbush me jetë dhe brohoritje.

Mijëra njerëz dolëm në rrugë me enë alumini dhe lugë apo duke tundur flamujt kubanë në ajër. Ata ndezën muzikën në zemër të lagjes këtë mëngjes të shtune dhe filluan të kërcenin salca apo të hidhnin fishekzjarre.

Policia bllokoi rrugët që çojnë në “Kafe Versaja”, një pikë simbolike për kubanët amerikan ku ekspresi i ëmbël u shoqërua me lajmin e “gëzuar” për vdekjen e Fidel Castros, shkruan “AP”.

“Kuba PO! Castro JO!” brohorisnin disa ndërkohë që të tjerët thërrisnin në kor “Kuba e lirë”/SYRI.net/

Comments